Të huajt zotërojnë pasuri të patundshme në Shqipëri me vlerë mbi 2.6 miliardë euro, ku rreth 22 për qind e kësaj shume është investuar vetëm përgjatë vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë publikoi të dhënat e investimeve të huaja në vendin tonë përgjatë 2025. Sipas këtyre të dhënave, të huajt çuan 561 milionë euro vetëm për prona, kryesisht apartamente dhe vila në Tiranë dhe bregdet.