Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 3 mijë njerëz në 13 muajt që kur kanë nisur luftimet midis Hezbollahut dhe Izraelit përgjatë kufirit jugor të Libanit. Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi të hënën se që nga nisja e luftës janë plagosur më shumë se 13 mijë e 400 që nga fillimi i agresionit të Izraelit kundër Libanit. Sipas shifrave ka më shumë se 580 gra dhe të paktën 185 fëmijë në mesin e 3 mijë personave të vrarë deri më tani.