Një rast I mosdeklarimit të të hollave në kufi është zbuluar në Portin e Durrësit, ku është proceduar penalisht drejtuesi I një furgoni me inicialet F.V. Bëhet fjalë për një qytetar nga Vlora, i cili fshehu në furgonin që drejtonte, 16 670 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre ndërsa hyri në Shqipëri përmes portit të Durrësit. 48-vjeçari është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa iu sekuestrua shuma e parave. Punonjësit e Policisë Kufitare kanë pasur dyshime ndaj drejtuesit të urgonit dhe e kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm.