Top News – Mbetet në burg Rrok Pepaj/ Djali i tij Danjeli, ende në kërkim
06/11/2020 15:07

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Rrok Pepaj, babain e Danjel Pepaj, ky i fundit i akuzuar për vrasjen e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe. Rrok Pepaj u arrestua si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit pasi u gjetën dy viktimat afër një parcele droge që dyshohet se është e djalit të tij, Danjel Pepaj që ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në kërkim nga policia. Gjykata e Shkodrës e la me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasin Rrok Pepaj ndërsa të njëjtën masë sigurie dha edhe gjykata e Apelit në Shkodër. I vetmi ndryshim është se apeli ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e Rrok Pepaj ndërsa masën e sigurisë ndaj tij nuk e ka ndryshuar. Në sallën e gjyqit mësohet se Rrok Pepaj ashtu si në shkallën e parë edhe tek apeli ka mohuar se ai ka lidhje me kultivimin e kanabis sativa. “Nuk kam patur asnjë dijeni për parcelën dhe nuk e di nëse është e djalit tim apo jo sepse nuk më ka thënë asgjë. Unë nuk e di as sot se ku e kam djalin tim dhe për më tepër nuk e di nëse është i gjallë apo i vdekur. Nuk kam patur asnjë informacion as gjatë atyre ditëve dhe as tani më mbrapa. Nuk kam komunikuar me djalin tim as ditën kur ka ndodhur ngjarja dhe as më pas. Kam dalë bashkë me policinë për të kërkuar për viktimat sepse flitej se mund të ishin vrarë. Parcelën e drogës dhe viktimat afër saj i ka gjetur policia dhe më pas mua kanë thënë se parcela është e jotja dhe se jam bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit. Por në fakt unë nuk kam asnjë lidhje me kanabisin”, thuhet ne deklarimet e Rrok Pepaj para gjykatës së Apelit. Ai ka pohuar se i është bashkuar kërkimeve të policisë, por pa e ditur se ku mund të ishin trupat ose parcela, apo se cfarë kishte ndodhur. Avokati mbrojtës Ardjan Brunga kërkoi një masë më lehtësuese për klientin e tij duke pretenduar se ai nuk ka patur dijeni për parcelën e drogës dhe se nuk është bashkëpunëtor në kultivimin e saj. Sipas palës kjo mbrojtëse konfirmohet edhe nga procesverbalet e policisë në të cilat thuhet se përpara se të gjendej parcela dhe dy trupat e pajetë është kërkuar edhe në disa zona të tjera. Danjel Pepaj i dyshuar për vrasjen e dyfishtë vijon të jetë në arrati ndërsa nuk dihet vendndodhja e tij.

Top Channel/ Grabitet kambana e manastirit. Objekti 250 vjeçar në Sarandë është monument kulture
20/12 21:09
Top Channel/ “Shqipëria, më pro-amerikania në botë”! Marco Rubio pret ambasadorin Ervin Bushati
20/12 19:25
Top News – Pse nuk hetua monopoli i Allajbeut? Autoriteti i Konkurrencës: E gjobitëm para…7 vitesh
20/12 18:33
Top News- Protestuesit e Lapajt përplasen me policinë, tensione gjatë tubimit tek Kryeministria
20/12 18:00
Top News- Ngacmoi vajzat e mitura seksualisht dhe rrahu bashkëshorten, kapet 40-vjeçari në Kukës
20/12 17:12
Top Channel/ Mbizotërojnë prodhimet turke dhe kineze në tregjet e festave të fundvitit
20/12 15:26
Top Channel/ Pas shpalljes së Shqipërisë si zonë e pastër, hiqen kufizimet për kafshët me Kosovën
20/12 15:25
Top Channel/ Sërish incident në Shkodër mes adoleshentëve por këtë herë pa pasoja
20/12 15:19
Top Channel/ Qytetarët kanë kërkuar ndërhyrjen e ILD, të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët
20/12 15:16
Top Channel/ Protesta e mbështetësve të Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë
20/12 15:10
Top News- ‘Sqarohemi pas mësimit’/ Gjimnazistët sherr në Vaun e Dejës, tjetër episod dhune
20/12 15:10
Top Channel/ “Në dosje 11 tendera me 1.1 mld euro”, PD: Të mblidhet mbledhja për Ballukun
20/12 15:07
Top Channel/ Protestuesit përplasen fizikisht me policinë, ç’ndodhi te protesta e Adriatik Lapajt
20/12 14:58
Top News- Dy të arrestuar për tritolin në Vlorë/ Babë e bir në pranga, u zbuluan nga makina
20/12 14:25
Top News- E pazakontë në Sarandë! U çajnë gomat gomat. policia në kërkim të autorëve
20/12 14:23
Top Channel/ “Dilni në shesh”, protestuesi: ju që rrini në shtëpi, po ngrini bustin e diktatorit
20/12 13:33
Top News – Lapaj fton partitë e tjera t’i bashkohen në protestën poshtë zyrës së Ramës
20/12 13:17
Top News- Fadroma hedh në tokë karburantin, ishte pa leje, Rama ndan pamjet e aksionit të IMT
20/12 13:11
Top Channel/ Protesta e “Shqipëria Bëhet”, pas Lapajt mikrofonin e marrin edhe protestuesit
20/12 13:04
Top Channel/ “Bashkojuni qëndresës”, protestuesi: Ishim 10, u bëmë 100, do bëhemi mijëra
20/12 12:57
DIGITALB DIGITALB