Ende nuk është hedhur dritë mbi vdekjen e mistershme të 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës. Edhe pse hamëndsimet janë të shumta, grupi hetimroë akoma nuk ka arritur të zbardhë shkakun e vdekjes së 4 tursitëve të huaj, të cilët u gjetën të vdekur disa ditë më parë në pishinen dimërorë të këtij hoteli. Mirëpo, grupi hetimorë ka harruar të pyesë rusët e tjerë të cilët ishin së basku me viktimat në udhëtim. Ata menjëherë pasi morën vesh lajmin e tmerrshëm, u nisën drejt Rusisë. Sipas prokuorisë, ata të cilët u kthyer në vendlindje janë shprehur se nuk kanë pasur asnjë problem shëndetësorë. Kujtojmë se ata ishin për vizitë në Ohër të Maqedonisë, ku dhe konsumuan drekën atje. Sipas tyre 4 turistët të cilët ndërruan jetë në hotel, konsumuan peshk për drekë. Nga ana tjetër, menaxherja e hotelit ku qëndruan rusët ka rrëfyer se turistët në të shumtën e kohës e kalonin jashtë hotelit dhe për të udhëtuar kishin marrë një automjet me qera. Ata rezervuan pishinën dimërore një ditë përpara ngjarjes dhe për këtë administratorja kujton se u ndoq protokolli ku u mat temperatura dhe u kontrolluan aspiratorët. Nga ana tjetër, Ndricim Halilaga punonjësi që u mor me pastrimin e pishinës është shprehur se hodhi një gotë klor pluhur me 60 ton ujë që mbante pishina. Policia e ka referuar çështjen për vrasje në rrethana cilësuese, ndërkohë që priten ekspertizat e mjekësisë ligjore që do të përcaktojë shkaqet se nga se ndërruan jetë katër rusët.