Japonia ka njoftuar se duke filluar nga java e ardhshme do të sigurojë vaksina Astra Zeneca kundër koronavirusit për Azinë. Motegi, kryediplomati japonez, u tha gazetarëve në Tokio se Japonia do t’i dhurojë 1 milionë vaksina kundër Covid 19 Indonezisë, Malajzisë, Filipinës dhe Tajlandës. “Ne jemi duke bërë përgatitjet e fundit”, tha ai, duke shtuar se Japonia po ashtu do të ofrojë nga një milion doza për Tajvanin dhe Vietnamin.