Top News – Mbështetje pa kufi për Rusinë…Koreja e Veriut rikonfirmon: Me ju deri në fund
13/07/2025 12:28

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka ofruar Moskës “mbështetje të palëkundur” në luftën e saj në Ukrainë, sipas raportimeve të mediave shtetërore. Në bisedimet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Korenë e Veriut, Kim ka thënë se Pheniani është në linjë me “të gjitha veprimet e udhëheqjes ruse” për të luftuar “rrënjën e problemit të krizës ukrainase”. Zyrtarët perëndimorë besojnë se Pheniani ka dërguar rreth 11.000 trupa ushtarake në Rusi vitin e kaluar për të luftuar kundër Ukrainës. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë Veriore, KCNA, Kim dhe Lavrov janë takuar të shtunën “në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore”. Lideri koreanoverior ka shprehur “besimin e plotë që ushtria dhe populli rus do të fitojnë në plotësimin synimit për mbrojtje të dinjitetit dhe interesave bazike të shtetit”. Në Telegram, Ministria e Jashtme ruse ka publikuar një video ku shihen dy zyrtarët duke përshëndetur njëri-tjetrin dhe duke u përqafuar. Rikonfirmimi i mbështetjes ushtarake të Koresë së Veriut për Rusinë vjen ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur rikthimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë, pas një pauze të vogël. Trump i tha transmetuesit televiziv NBC të enjten se ka bërë marrëveshje me NATO-n që Shtetet e Bashkuara t’i dërgojnë Ukrainës sisteme për mbrojtjen ajrore, përmes aleancës. Njoftimi i Trumpit erdhi në kohën e intensifikimit të sulmeve ajrore ruse në Ukrainë. Pheniani ka pranuar në prill të këtij viti se ka të angazhuara trupa ushtarake në Rusi, disa muaj pasi Perëndimi ofroi dëshmi se një numër i madh ushtarësh janë në vijën e frontit mes Rusisë dhe Ukrainës. Kim ka nënshkruar një marrëveshje me Putinin në qershor të vitit të kaluar, duke u pajtuar për të mbështetuar njëri-tjetrin, nëse ndonjëri prej tyre përballet me “agresion”.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52