Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka vijuar takimet e tij me zyrtarët e lartë, ndërsa këtë të martë ndaloi në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku zhvilloi një takim të shkurtër me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Lajmi u bë me dije nga diplomatja amerikane, ku përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se po pret me padurim të të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me Presidentin e zgjedhur në detyrën e tij të re.