Hapet thirrja e dytë për mbështetjen e dy mijë familjeve në vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Në thirrjen e parë, 1981 familje në të gjithë vendin instaluan panele diellore në banesat e tyre, duke u subvencionuar në masën 70% nga buxheti i shtetit. Ministrja Belinda Balluku shpalosi të gjitha detajet gjatë një vizite në zonën e Farkës, në një prej familjeve përfituese nga thirrja e parë.