Kryetari i Sirizas, Stefanos Kaselakis zhvilloi takime me minoritarët grekë në zonën e Dropullit, ku u ndal në kuadër të fushatës për zgjedhjet për Parlamentin Europian. Para minoritarëve, ai Kaselaksi tha se mbështetja e tyre është çështje me karakter kombëtar për Greqinë dhe si përfaqësues i politikës do të qëndrojë i vendosur në mbështetjen e helenizmit kudo ku gjendet.