Anija turke “Moliva” me kontejnerë mbërrin në radën e portit të Durrësit. Me anijen deklarohet se ka mbërritur një pjesë e kontejnerëve të dyshuar me mbetje toksike, produkt i furrave të çelikut. Këto mbetje të rrezikshme janë kthyer nga Tajlanda, pasi autoritetet atje nuk i pranuan pas reagimit të fortë nga BAN dhe hetimit të nisur për to Anija ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne, ende nuk është ankoruar në portin e Durrësit.