Avioni i parë është ulur këtë të premte në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Kukësit ‘Zayed – Flatrat e Veriut’. Aeroporti i Kukësit këtë të premte ka pritur zyrtarisht avionin me 67 pasagjerë nga Zyrihu. Avioni është ulur rreth orës 12 e 45 minuta në aeroportin e Kukësit, i hapur zyrtarisht për fluturimet komerciale. Kryeministri Edi Rama, e cilësoi këtë aeroport portën e dytë të qiellit të Shqipërisë. Më herët ai nuk e ka fshehur edhe ambicjen për të shtuar numrin e aeroporteve në vend në vitet në vijim.