Testet e para për diagnostfikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmunëve, mbërritën këtë të hënë në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manatirliu vizitoi laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik, ku bëri me dije se testimet për linë e majmunit do të kryhen në Shqipëri.