Kanë mbërritur në vendin tonë edhe 15 210 doza të tjerë të Pfizer. Ndonëse më herët ishte njoftuar nga ministria e Shendetësisë se ishte shtyrë për një ditë, mbërritja e këtyre dozave është përmbyllur vonë në mbrëmje në Rinas. Kryeministri Edi Rama i sapo kthyer nga Brukseli ka qenë i pranishëm në aeropotin e Rinasit, duke njoftuar se Pfizer do të dërgojë edhe 30 mijë doza të tjera vaksinash gjatë prillit. Ndërkohë gjatë marsit priten të mbërrijnë sasitë e parë të vaksinës Astrazeneca përmes mekanizmit covax.