Mesditën e të mërkurës mbërritën në Greqi, gjashtë avionët e parë Rafale që vendi bleu nga Franca në kuadër të një kontrate të gjerë mbrojtjeje mes dy vendeve, me qëllim kryesor, sipas mediave greke, përballimin e presionit turk nga lindja. Këto të fundit kanë transmetuar live ceremoninë e marrjes së avionëve, që pretendohet se do balancojnë forcat në rajonin e mesdheut në një kohë që ushtria turke ishte më e avancuar ndaj asaj greke si në ajër ashtu edhe në det.