Top News/ Mbaron agonia, gjendet trupi i fundit/ Hetuesit italianë, akuza për vrasje nga pakujdesia
23/08/2024 15:24

Trupi i fundit që rezultonte i zhdukur pas tragjedisë së superjahtit të fundosur në Siçili, u gjet të premten nga zhytësit, raportoi Associated Press. Roja bregdetare italiane tha se trupi i fundit i zhdukur ishte nxjerrë nga jahti i zhytur në 50 metra thellësi, të premten. Bëhet fjalë sipas burimeve nga roja bregdetare për trupin e pajetë të 18 vjecares Hannah Lynch, vajza e atij që njihej si Bill Gates i britanisë së madhe, trupi i të cilit u gjet më herët, të enjten. Bashkëshortja e Lynch, Angela Bacares, ishte mes 15 personave të shpëtuar nga roja bregdetare italiane të hënën pasi jahti Bayesian u mbyt gjatë një stuhie në det. Gjithsej 22 persona ndodheshin në bordin e superjahtit kur ai u mbyt, me shtatë që tashmë janë konfirmuar të vdekur. Viktimat e tjera janë Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judith Bloomer, avokati Christopher Morvillo dhe gruaja e tij Neda Morvillo. Trupi i parë, që u gjet të hënën, ishte ai i kuzhinierit të jahtit, Recaldo Thomas. Superjahti Bayesian u mbyt në brigjet e Siçilisë të hënën, kur u godit nga një tornado e frikshme. Jahti, me vlerë rreth 18 milionë dollarë, u zhyt mbi 164 metra nën sipërfaqe, duke bërë që zhytësit të punonin në zonë gjatë gjithë javës. Një zëdhënës i rojes bregdetare italiane tha ndërkohë se një vendim nëse do të nxirret jahti i fundosur nga fundi i detit "nuk është në rendin e ditës" për momentin, por do të jetë në të ardhmen. Prokurorët italianë kanë nisur një hetim për ngjarjen, dhe pista e vrasjes nga pakujdesia është po ashtu në tryezë.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB