Policia italiane ka zbuluar disa anakonda, pitonë, boa dhe një krokodil të mbajtur ilegalisht në bodrumin e një ndërtese banimi që ishte shndërruar në një shtëpi zvarranikësh të fshehur pas një muri të rremë në qytetin e Sannicandro të Barit. Gjarpërinjtë dhe zvarranikët e rrezikshëm u konfiskuan ndërsa personi përgjegjës, që rezultoi me shkelje të mëparshme të ligjit është shpallur në kërkim.