Gjykata Penale e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Skerdi Sinën, të riun që u arrestua pak ditë më parë nga shërbimet policore në kryeqytet, lidhur me ngjarjen e shënuar në 9 janar të këtij viti në zonën e Astirit, ku Sina së bashku me shokun e tij Joni Sadikaj akuzohen se mbajtën me forcë një vajzë brenda një apartamenti.