Autoriteti i Mediave Audiovizive organizoi tryezën me temë, “Matja e audiencës në tregun audioviziv shqiptar dhe modalitet për realizimin e këtij procesi”. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë drejtues të operatorëve audioviziv, në këtë takim u adresua nevoja e nisjes së procesit të matjes së audiencës si një domosdoshmëri për mbarëvajtjen e tregut audioviziv në vend.