Top News – Materiali bërthamor në vend të sigurt! Irani sfidon: Kemi përdorur 30 për qind të fuqisë
20/06/2025 12:14

Irani tha mbrëmjen e të enjtes se i gjithë materiali i tij bërthamor ishte zhvendosur në 'një vend të sigurt' pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq në mënyrë dramatike nga hyrja në luftë. 'Izraeli goditi Natanzin, Isfahanin, Khandabin dhe Arak-un, por ato ishin evakuuar tashmë', tha komandanti iranian Mohsen Rezaei në televizionin iranian të enjten. 'Të gjitha materialet janë zhvendosur në një vend të sigurt', shtoi ai. Rezaei paralajmëroi ndërkohë kundër një armëpushimi, duke pretenduar se kjo do t'i jepte Izraelit një mundësi për t'u rikuperuar. "Nuk duhet të lejojmë që armiku, i cili aktualisht është në një pozicion të dobët, të ringjallet me një armëpushim", tha ai, duke shtuar se Irani kishte përdorur "më pak se 30%" të kapaciteteve të tij ushtarake dhe po "e përshkallëzonte gradualisht luftën". "Mund të arrijmë në një pikë ku të ndërmarrim veprime të mëdha që do të destabilizojnë të gjithë rajonin", kishte paralajmëruar ai më herët duke u bërë thirrje udhëheqësve amerikanë dhe evropianë të veprojnë shpejt. "Njerëzit e mençur në SHBA dhe Evropë duhet të veprojnë shpejt për të nxjerrë vendet e tyre nga kjo luftë, përndryshe nuk mund të rrimë duarkryq dhe të shikojmë përfshirjen e tyre pa reaguar", tha ai. Izraeli ka lëshuar raketa drejt Iranit në një përpjekje për të dëmtuar aftësitë e tij bërthamore që nga e premtja e kaluar, dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump po mendonte të përfshihej. Por, Trump u tërhoq në mënyrë dramatike nga pragu i krizës mbrëmjen e të enjtes. Në 48 orët e mëparshme, Presidenti i SHBA-së kishte kërkuar 'dorëzimin pa kushte' të Iranit dhe kishte kërcënuar me sulme ajrore 'brenda disa ditësh'. Megjithatë, pasi kaloi pasditen i mbyllur në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se do t'i jepte Teheranit dy javë kohë për të arritur një marrëveshje. Afati kohor prej dy javësh i dhënë nga Trump është një taktikë që Presidenti e ka përdorur më parë, veçanërisht me Vladimir Putinin mbi të ardhmen e Ukrainës. Por, duke qenë se ky afat ka kaluar dy herë pa asnjë lëshim nga presidenti rus, mbrëmjen e të enjtes pati pikëpyetje se sa serioze janë të gjitha fjalimet e ashpra të Trumpit.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56