Vatikani ka rikonfirmuar një vendim që ndalon besimtarët katolikë që të bëhen masonë, një shoqëri e fshehtë shekullore që Kisha Katolike e ka parë prej kohësh me armiqësi dhe me një anëtarësim global të vlerësuar deri në gjashtë milionë. "Anëtarësimi aktiv në Masoneri nga një pjesëtar i besimtarëve është i ndaluar, për shkak të papajtueshmërisë midis doktrinës katolike dhe masonerisë", tha zyra doktrinale e Vatikanit në një letër të publikuar nga mediat të mërkurën.