Pamjet filmike tregojnë momentin e grabitjes së filialit të bankës në Koplik, ku tre persona të maskuar nën kërcënimin e armëve, grabitën paratë. Personat në fjalë hynë të armatosur në ambientet e bredshme të një banke të nivelit të dytë në Koplik ku morën 10 mijë euro, 1 mijë dollarë dhe rreth 400.000 lekë të rinj.