39-vjeçarja Viola Sterjo ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë dhe biznese në Korçë, përmes mashtrimit se do t’u mundësonte marrjen e fondeve miliona euroshe nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Denoncimi i parë është bërë nga shtetasi Thanas Sulo, i cili ka deklaruar se një miku i tij e ka prezantuar atë me shtetasen Viola Sterjo, pasi donte që në tokën e karburantit të tij, të ndërtonte një hotel. Për ta mundësuar këtë , i duhej ndihma e Sterjos.