Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës me akuzën e mashtrimit me makina luksoze. Ata paraqiteshin nëpër pika shitjesh automjetesh duke u hequr si klientë seriozë dhe të interesuar për blerje. Ata bënin porositë dhe më pas u premtonin shitësve se do t’u transferonin paratë përmes llogarive bankare. Policia thotë se ka dokumentuar që në të paktën gjashtë raste, duke u justifikuar me problem në sistemin e pagesave, dy personat në fjalë merrnin makinat e shtrenjta dhe premtonin se pagesën do ta kryenin më vonë.