Dy persona u arrestuan nga Policia pasi merrnin kredi në subjekte financiare të mikrokredive me dokumente të falsifikuara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fraud 21”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve Sh. Rr., dhe L. A., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.