Një 30-vjeçar I shpallur në kërkim për mashtrim është arrestuar nga policia e Beratit. Personi në fjalë ishte kthyer në shqetësim për firmat të cilat ofronin makina me qira, pasi I merrte e më pas nuk I kthente më. Ai I braktiste ato në rrugë ose I dërgonte për pjesë këmbimi. Këtë veprim e kishte kryer në Durrës, Lezhë, Tiranë dhe Berat.