Një shtetas turk u arrestua nga policia e Fierit, nën dyshimin se kreu një pagesë me karmonedha false. 22 vjecari Burak Ozakyuz bleu një sasi karburanti me dollarë false në fshatin Çermë e Sipërme . Kallëzimin në komisariat e bëri punonjësi i karburantit, i cili deklaroi se 22 vjecari kishte paguar me dollarë false. Për këtë arsye, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare organizoi punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin.