Sam Bankman-Fried, themelues i kompanisë për këmbimin e kriptovalutave FTX është arrestuar në Bahama. Policia bën me dije se ai ra në pranga për shkelje financiare kundër ligjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Bahama. Në muajin nëntor FTX shpalli falimentimin në SHBA, duke u pamundësuar përdoruesve të tërheqin fondet që patën investuar në këtë kompani.