Përmirësimi i situatës pandemike në vend ka rezultuar në zhvillimin e mbledhjes të komitetit teknik të ekspertëve këtë të mërkurë, për të rishqyrtuar masat kufizuese anticovid. Shefja e departamentit të epidemiologjisë, Silva Bino ka deklaruar se procesi i vaksnimit në vend ka dhënë efektet e pritshme duke ulur ndjeshëm numrin e të infektuarve dhe të viktimave në vend. Si pasojë e uljes së numrit të të prekurve me Covid- 19 ministrja Manastirliu ka cilësuar lehtësimin e disa prej masave kufizuese në vend.