Rrëzohet kërkesat e ish kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi në Gjykatën e Posaçme, për aferën e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”. Avokatët me prokurë të Berishës dhe pala mbrojtëse e Jamarbër Malltezit kërkuan konstatimin e humbjes së fuqisë së masave shtrënguese të caktuara në seancën e 20 tetorit nga gjyqtarja Irena Gjoka, me argumentin se vendimi nuk është zbardhur brenda afatit ligjor.