Bazuar në itinerarin që do të ndjekin liderët europianë, policia bashkiake e Tiranës, do t’i vijë në ndihmë policisë së shtetit. Në zonën e kuqe, që përfshin një perimetër të gjerë nga ura e Lanës deri te Sheshi Nënë Tereza nuk do të lejohet as qarkullimi dhe as parkimi i automjeteve. Policia Bashkiake u bën thirrje qytetarëve që të shmangin parkimet dhe të largojnë automjetet e tyre nga perimetri i sigurisë, pasi në të kundërt do të lëvizen me karrotrec.