Policia e Tiranës ka publikuar masat e marra për ruajtjen e sigurisë në derbin e kryeqytetit Tiran-Partizani, që do të luhet të mërkurën në orën 20 00 në stadiumin "Air Albania". Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Tiranës njofton akset rrugore që do të bllokohen prej orës 17:00 dhe sendet që nuk lejohen të futen në stadium. Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit.