Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Ramiz Micin, autori i vrasjes me thikë të bashkëjetueses së tij, Jetlira Elezi në ngjarjen e ndodhur verën e vitit 2022. Mici u dënua me burg përjetë për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare nga ana e Gjykatës së Elbasanit.