Tetë pjesëtarë të një familjeje, mes të cilëve pesë minorenë, u gjetën të vdekur me plagë me armë zjarri në një shtëpi në Utah-n jugperëndimore, një tragjedi që zyrtarët thanë se ka shokuar qytezën e vogël Enoch. Policia u thirr për një kontroll në shtëpi pasi familja nuk ishte parë prej një kohe të konsiderueshme dhe atje gjetën trupat e tre të rriturve dhe pesë minorenëve. Zyrtarët thanë në një deklaratë se nuk kishte kërcënim për publikun dhe se nuk kishte as të dyshuar në kërkim.