Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani ishin këtë të hënë në fshatin Çikatovë, të Drenasit, për të përkujtuar 24-vjetorin e masakrës ndaj 54 shqiptarëve. Duke kujtuar se viktimat e masakrës së Çikatovës, Kurti bëri apel që Prokluroria e Shtetit të vendosë drejtësi dhe të mos e presë këtë nga faktori ndërkombëtar.