Qindra zogj kanë ngordhur pasi shumë njerëz hodhën fishekzjarre në kryeqytetin italian mbrëmjen e ndërrimit të viteve dhe grupet e të drejtave të njeriut folën për një masakër. Pamjet nga rrugët e romës, tregonin dhjetëra e dhjetëra zogj, kryesisht harabelë, të pajetë në tokë. Shkaku i ngordhjes së tyre nuk është i qartë por organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve tha se dukej se e gjithë kjo kishte të bënte me përdorimin masiv të fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve. Sipas ekspertëve, ka gjasa që zogjtë të kenë ngordhur edhe nga frika e zhurmës së jashtëzakonshme të fishekzjarreve. Harabelët mund të jenë ngritur në fluturim kaotik, të jenë përplasur me njëri tjetrin apo me dritaret apo linjat e energjisë elektrike. Madje ekspertët thonë se zogjtë mund të ngordhin edhe nga atakët kardiakë.