Top News – ‘Masakër’ në Gaza, 100 viktima / Izraeli intensifikon sulmet ajrore mes bisedimeve
18/05/2025 12:45

Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 100 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës gjatë natës, thanë të dielën autoritetet lokale të shëndetësisë, ndërsa ndërmjetësuesit organizuan një raund të ri bisedimesh për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite, e cila ka zgjeruar sulmet e saj në enklavë, duke vrarë qindra njerëz që nga e enjtja, në përgatitje për një ofensivë të re tokësore për të arritur 'kontroll operacional' në pjesë të Gazës. "Kemi të paktën 100 viktima që nga nata e kaluar. Familje të tëra u fshinë nga regjistri civil nga bombardimet izraelite", tha Khalil Al-Deqran, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Gazës. Izraeli ka bllokuar hyrjen e furnizimeve mjekësore, ushqimore dhe karburantit në Gaza që nga fillimi i marsit për të ushtruar presion mbi Hamasin që të lirojë pengjet izraelite dhe ka miratuar plane që mund të përfshijnë kapjen e gjithë Rripit të Gazës dhe kontrollin e ndihmave. Hamasi thotë se do t'i lirojë pengjet vetëm në këmbim të një armëpushimi izraelit. Ndërmjetësit e Egjiptit dhe Katarit, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, filluan një raund të ri bisedimesh indirekte për armëpushim midis dy palëve të shtunën, por burime pranë negociatave i thanë Reuters se nuk kishte pasur ndonjë përparim. Fushata ushtarake izraelite ka shkatërruar enklavën, duke i zhvendosur pothuajse të gjithë banorët nga shtëpitë e tyre dhe duke vrarë më shumë se 53,000 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52