Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të hënë Greqinë ku u ekzekutuan me breshëri plumbash 6 persona që dyshohet se janë të gjithë të rinj shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur në zonën në Lutsës në Athinë, ku kanë nisur hetimet në lidhje me të gjitha pistat të cilat mund të kenë sjellë këtë masakër. Brenda dhe jashtë mjetit që duket në foto janë gjetur gjashtë trupa të pajetë, që dyshohet se janë të gjithë të rinj shqiptarë. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë larjet e hesapeve mes bandave në shtetin fqinj.