Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvija i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar zyrtarisht lidhjen e tyre me martesë. Cifti ka preferuar të martohen në fshehtësi të plotë me një ceremoni shumë private me familjarët e tyre. Lajmin e ka bërë të ditur Shpat Kasapi i cili konfirmoi gjithcka me postimin e tij më të fundit në insagram. “Nga sot, Selvije Kasapi”, ka shkruar këngëtari krahas fotos. Këngëtari ka bërë të ditur se partnerja e tij tanimë ka ndryshuar mbiemrin dhe ka marrë atë të Shpatit. Ata kanë ndarë për fansat fotot e para nga ceremonia martesore, ku shfaqen më të lumtur se kurrë se bashku.