Presidenti i Fondacionit Friedrich-Ebert, Martin Schulz mbërriti këtë të premte në Tiranë ku fillimisht zhvilloi takimin me dyer të mbyllura me kryeministrin Edi Rama e më pas u drejtua në selinë e Partisë Socialiste. Në takimin që zgjati për rreth një orë me sekretarin e përgjithshëm, Damian Gjiknuri u diskutua për organizimin e një konference me të majtën progresive dhe idetë për të ardhmen me në fokus integrimin në Bashkimin Europian. Por a do të jetë Ilir Metaj dhe partia që ai drejton pjesë e konferencës me partitë e majta?