Kriza politike në Kosovë, vijon të mbajë peng disa marrëveshje të rëndësishme për vendin. Kuvendi ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në e cila kap një vlerë prej 33 milionë eurosh.