Kryeministrja serbe, Ana Bernabic i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht faktorti ndërkombëtarë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, të ndikojnë më shumë në Prishtinën zyrtare në mënyrë që të kthehet në tryezën e bisedimeve. Kryeministrja hodhi poshtë mundësinë e kthimit në periudhën e para vitit 2013, dhe që Kosova dhe Serbia të anulojmë të gjitha marrëveshjet. Ajo ka kërkuar edhe njëherë formimin e Asociacionin e Komunave Serbe, duke thënë se kjo është një marrëveshje ndërkombëtare, garantues i së cilës është BE-ja.