Pas takimit në Bruksel me përfaqësuesit europianë dhe të dërguarin e SHBA-vë për Ballkani, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për çështjen e targave. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur një marrëveshje në parim me palën serbe për zgjidhjen e situatës së krijuar me targat e makinave. Sipas kësaj marrëveshjeje në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, pritet që Policia e Kosovës të zëvendësohet me KFOR-in Bislimi ka thënë se është arritur një draft final që pritet të miratohet nga pala serbe. Bislimi ka thënë se sipas marrëveshjes, pritet që nga dita e hënë të vendosen mjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë të vendosin ngjice vend të targave të Kosovës.