Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të mërkurën nismën për arritjen e një marrëveshjeje në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në mbledhjen e mbajtur, kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi se nisma është iniciuar nga Ministria e Mbrojtjes. Ai theksoi se kjo marrëveshje do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe forcimin e kapaciteteve ushtarake të dy vendeve.