Gledis Nano drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me laboratorin mjekësor “Intermedica Center”, kompani e cila do të jetë në shërbim të punonjësve të policisë por edhe të familjarëve të tyre. Nano gjithashtu firmosi një tjetër marrëveshje me z Thoma Vasili, administratorin e laboratorit mjekësor “Intermedica Center”, për kryerjen e testeve periodike të përdorimit të lëndëve narkotike për punonjësit e policisë në mbarë vendin.