Problematika e hasur prej shumë kohësh në zbatimin e nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale mbi viktimën akuzuese dhe që në referimet e Policisë Gjyqësore nuk përbëjnë elementë të veprës penale prodhuan një marrëveshje të re mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit. Pikërisht për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit do të koordinojnë veprimtarinë e tyre përmes nxjerrjes së udhëzimeve që do të shmangin zvarritjet që shkakton praktika e deritanishme në trajtimin e çështjeve.