Duke marrë shkas nga nënshkrimi i marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij, Giorgia Meloni për ngritjen e kampit të refugjatëve në Shëngjin, ‘ The Economist’ ka publikuar një analizë me të gjithë precedentët e ngjashëm përgjatë viteve, të cilët kanë një emërues të përbashkët: dështim në dekurajimin e emigrantëve që kërkojnë azil dhe kosto të shtuar financiare dhe humanitare.