Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo e përshëndeti arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore në Shqipëri. Në takimin e tij me gazetarët ku prezantoi raportin për liritë fetare nëpër botë, kreu I diplomacisë amerikane gjeti hapësirë për të përmendur dhe vulosjen e një pakti të vështirë, e cila erdhi vetëm pas kapërcimit të ngërcit që kishte krijuar një prej rekomandimeve kyce të OSBE/ODIHR-it, depolitizimin e administratës zgjedhore. E mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e këtij vendi dhe do ta bëjë më solide të ardhmen e tij europiane. Ne I inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.