Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për, pasi siç ka thënë “gjithmonë i kanë qëndruar pranë qytetarëve të Kosovës dhe e ka përkrahur për liri, shtet dhe integrime evropiane”. Deklarata e Thaçit pason nënshkrimin ditën e premte, më 4 shtator, të një marrëveshjeje për normalizim ekonomik në mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Me nënshkrimin e marrëveshjes, - tha Thaci- është konfirmuar përkushtimi i SHBA-së për përkrahjen e Kosovës.