Top News – Marrëveshja mes Ukrainës dhe SHBA-së / Trump dhe Zelenski fitojnë të dy, ja se si…!
28/02/2025 12:07

Marrëveshja për mineralet e rralla të Ukrainës, me SHBA-në, është quajtur nga presidenti amerikan, Donald Trump një “pakt shumë i madh” e përmes saj do të rikthehen miliarda dollarë në Uashington, si shpagim për ndihmën ushtarake që i është ofruar Kievit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili pritet në Uashington për ta nënshkruar atë, e ka përshkruar dokumentin si “marrëveshje kornizë”, që sipas tij, do të ndihmojë në garantimin e mbështetjes amerikane për luftën me të cilën po përballet Ukraina. Në zemër të marrëveshjes me 17 pika, katër faqe, në gjuhën angleze dhe ukrainase, dhe me hapësira për firmat e sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, dhe zëvendëskryeministres së parë të Ukrainës, Yuliya Svyrydenko, është një fond i përbashkët, që do të financohet nga të ardhurat që vijnë prej nxjerrjes së mineraleve të vlefshme nga toka e Ukrainës. Mirëpo, marrëveshja përmend vetëm synimin për të hapur fondin, dhe nuk përbën bazë ligjore për hapjen e tij, vlerësojnë ekspertët. Është e paqartë se kur mund të ndodhë diçka e tillë. Kjo do të thotë se do të ketë hapësirë interpretimi edhe për mënyrën se si do të duket gjithçka. Korniza përmend fondet në të ardhmen, dhe jo fondet që sigurohen tani prej entiteteve sikurse Naftogaz. Ky gjigant shtetëror i energjisë kontribuon me rreth 15 për qind në buxhetin qeveritar. Në dokument përmendet që Kievi do të kontribuojë në fond me 50 për qind të të ardhurave, përmes projekteve të ardhshme shtetërore. Paratë prej fondit do të ndahen nëpër projekte brenda Ukrainës, “për të rritur zhvillimin, nxjerrjen dhe monetizimin e të gjitha aseteve publike dhe private të Ukrainës, përfshirë depozitat e mineraleve, naftën, gazin natyror, materialet tjera, infrastrukturën, portet dhe sipërmarrjet tjera shtetërore”. Kjo pjesë është ndryshuar, për dallim prej drafteve paraprake, që përcaktonin se paratë do të shkojnë për shpagim të ndihmës amerikane, diçka që Zelensky e ka kundërshtuar. Për më shumë, do të duhen vite që këto projekte infrastrukturore të jetësohen, ndoshta shumë kohë pasi Trump të përfundojë mandatin. Ekspertët mendojnë se marrëveshja nuk pritet të ketë peshë ekonomike për sa kohë ukraina është në luftë. Por, nëse ajo e bën trumpin të duket fitues, është dicka e mirë. Shërbimi Gjeologjik i Ukrainës ka thënë se vendi ka sasi të konsiderueshme të mineraleve të tokës dhe minerale të tjera të çmuara, dhe një pjesë e mirë e tyre janë në territoret që i ka pushtuar Rusia.

Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39
Top News – Ushtria gjermane ‘përqafon’ IA-në / Do të përshpejtojë vendimmarrjen në kohë lufte
25/03 14:33